467 kadetë nisin trajnimin për zyrtarë policorë të Kosovës nga gjenerata e 61-të

Policia e Kosovës ka ka njoftuar se ka filluar trajnimi i gjeneratës së 61-të të kadetëve policorë. Policia njoftoi se Divizioni i Trajnimeve në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nisi sot trajnimin themelor për gjeneratën e 61-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net. Në njoftim u tha se kjo gjeneratë ka gjithsej…

Lajme

21/10/2024 10:45

Policia e Kosovës ka ka njoftuar se ka filluar trajnimi i gjeneratës së 61-të të kadetëve policorë.

Policia njoftoi se Divizioni i Trajnimeve në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nisi sot trajnimin themelor për gjeneratën e 61-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në njoftim u tha se kjo gjeneratë ka gjithsej 467 kadetë, ku janë të përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, respektivisht Divizioni i Trajnimeve  në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), me datën 21.10.2024 filloi me trajnimin themelor për  gjeneratën e 61-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, trajnim nga i cili kadetët policorë do të përfitojnë njohuritë e nevojshme sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, me qëllim të kryerjes të detyrave me profesionalizëm në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Kjo gjeneratë numëron gjithsej 467 kadetë, ku janë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Me këtë rast kadetët policorë janë pritur dhe u është dëshiruar mirëseardhje nga eprorë të PK-së, përfaqësues të Divizionit të Trajnimeve./Lajmi.net/