464 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

8:18 | 24 Tetor 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se 464 raste aktive janë aktualisht në gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 33 persona.

Kurse asnjë qytetarë nuk ka vdekur si shkak i infektimit me COVID-19, ndërsa 16 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.532.585 doza anti-COVID.

Ndërsa, deri më sot 697.728 qytetarë janë imunizuar edhe me dozën e dytë.