42 vjeçari që u vra në Skenderaj dhe i dyshuari janë familjarë- Detaje për ngjarjen e rëndë
Qytetarët e Skenderajt sot janë tronditur nga një ngjarje e rëndë. Në shesh të qytetit, saktësisht në një prej kafiterive që ndodhen aty është vrarë një burrë, 42 vjeçar. Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas të dhënave të para thuhet se rasti ka ndodhur sot pasdite, në një prej kafiterive.…
Lajme
Qytetarët e Skenderajt sot janë tronditur nga një ngjarje e rëndë.
Në shesh të qytetit, saktësisht në një prej kafiterive që ndodhen aty është vrarë një burrë, 42 vjeçar.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas të dhënave të para thuhet se rasti ka ndodhur sot pasdite, në një prej kafiterive.
Viktimë në këtë rast raportohet të jetë burri me inicialet I.I nga fshati Klinë e Ulët, në Skenderaj.
Edhe më e rëndë situata në këtë rast është për shkak se viktima dhe i dyshuari në këtë rast janë familjarë.
“Sot rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarr në rrugën Sala e Hamit Jashari. Sipas informative fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktimë mashkull i moshës 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/