4 xhipa të zi- Albin Kurti shkon në veri të Mitrovicës

Kryeministri në detyrë, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës Albin Kurti ka qëndruar sot në veri të vendit. Kurti është parë duke dalë nga zyra e Erden Atiq- në një vizitë që po i bën veriut të Kosovës. Kurti është parë nën përcjellje të shtuar të policisë, e me katër vetura zyrtare. Përpos kësaj, kreu…

09/06/2025 13:54

Kryeministri në detyrë, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës Albin Kurti ka qëndruar sot në veri të vendit.

Kurti është parë duke dalë nga zyra e Erden Atiq- në një vizitë që po i bën veriut të Kosovës.

Kurti është parë nën përcjellje të shtuar të policisë, e me katër vetura zyrtare.

Përpos kësaj, kreu i qeverisë në detyrë është parë duke shkuar më pas edhe tek zyra e kryetarit të Mitrovicës së jugut- kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza./Lajmi.net/

YouTube player