4 shenja që tregojnë se ju keni rënë në dashuri

Dashuria është një fjalë e rëndë dhe shumë me vlerë.

Lajme

08/10/2015 15:12

Në fakt, të gjithë e përdorim fjalën “të dua” brenda shoqërisë sonë, ndonjëherë për shaka por ndonjëherë e kemi edhe me të vërtetë.

Ndonjëherë ti nuk mund ta dish sigurt se nëse dikush e dashuron dikë, apo vetëm ai/ajo është duke të pëlqyer shumë.

Mirëpo, ekzistojnë disa shenja që tregojnë se ti me të vërtetë je rënë në dashuri.

Këto janë shenjat të cilat lajmi.net i transmeton për ju:

1) E keni gjithmonë në mendje

http://www.datetricks.com/wp-content/uploads/2015/08/thinking-guy.jpg

Kjo është shumë e rëndësishme.

Ndoshta jeni duke lexuar, apo shikuar ndonjë film kur papritmas të vie ndërmend ai apo ajo.

Thjeshtë sillet në kokën tënde dhe ti nuk ke çfarë të bësh pos të ndihesh mirë.

Mund të ndodhë edhe kur je duke i pastruar dhëmbët apo duke shkuar në shtrat për të fjetur.

2) I keni ‘fluturat’ në bark

https://c2.staticflickr.com/4/3086/3240088538_3f3715cec3.jpg

Nëse jeni të dashuruar besoj që e dini ndjenjën e të pasurit flutura në bark, ku thjeshtë ndiheni mirë, goja juaj ndjehet e tharë si dhe shuplakat e dorës ju djersiten.

Kjo mund të ndodhë kur ju vetëm përpiqeni ta përshëndetni atë, ose edhe kur veç jeni duke e shikuar atë nga larg.

Nëse kjo të ndodhë, atëherë ju padyshim që jeni kokë e këmbë të dashuruar.

3) E kontrolloni telefonin çdo 5 sekonda

Ne e kontrollojmë telefonin tonë herë pas here, por tani kjo është shndërruar në diçka që e bëjmë çdo 5 sekonda.

Ju pritni ta shikoni nëse ai/ajo e ka lexuar mesazhin që ja keni dërguar, apo nëse ua ka kthyer atë mesazh.

Dhe kur ai/ajo ju përgjigjet, ju ndiheni shumë mirë dhe ja ktheni përgjigjen shpejt.

4) Nuk dëshironi të ndaloni së kontaktuari

http://www.rocainjurylaw.com/wp-content/uploads/2013/05/1-texting_620x414.jpg

Qoftë në shkollë, apo edhe në telefon, facebook etj, ti thjeshtë nuk dëshiron të ndaloni të komunikoni me të.

Nëse vetëm 5 minuta ju pushoni së foluri, ju do të filloni të mërziteni dhe stresoheni.

5 minuta edhe do ta bëjnë këtë le më 5 orë.

Kjo është gjithashtu një shenjë shumë e madhe që ti ke rënë në dashuri. /Lajmi.net