4 rregullat e arta të dashurisë, që nuk duhet të thyhen kurrë

Dashuria jo gjithmonë përfundon në lidhje...

Lifestyle

03/03/2021 09:59

Jeta është mjaftë e vështirë, dhe do të ishte shumë më lehtë nëse do të kishim një manual që na ndihmon të zgjedhim problemet më lehtë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo fatkeqësisht, kjo nuk ndodhë. Një prej problemeve më të vështira për t’i gjetur një zgjidhje, duket të jetë dashuria.

Por edhe dashuria ka disa rregulla që nuk duhet të thyhen kurrë nëse doni të keni një lidhje stabile, ose thjeshtë të merrni një përgjigje.

  1. Nuk mund të bëni askënd të iu dojë. Askush nuk është i obliguar të iu kthej ndjenjat e njëjta që keni ju për ta. As ju nuk do mund të bënit të njëjtën. Trajtoni ndjenjat dhe zgjedhjet e dikujt me respekt, dhe bëhu person më i mirë. Ata duhet të zgjedhin vetë se a iu duan apo jo.
  2. Nëse të duan, do ta ndjesh. Të gjithë kanë pak a shumë një ide se si do të sillet dikush që iu do. Ju do ta dalloni nëse dikush iu veçon nga të tjerët, kalon kohë me ty, të respekton dhe kujdeset për ndjenjat tua. Nëse ata nuk kanë kohë për ty, ata nuk të duan.
  3. Që të duash dikë tjetër, duhet të duash vetën si fillim. Të duash vetën nuk do të thotë të vësh një kurorë dhe të quash veten mbret të botës. Do të thotë të mos i vësh të tjerët para vetës, të respektosh vetën dhe të kujdesesh për veten. Dashuria për vetën të lejon të mos shkelësh dinjitetin tënd asnjëherë. Nëse ju nuk keni respekt për veten, nuk do të keni respekt për të tjerët.
  4. Mos u përpiq të mbash dikë që nuk iu do më. Ky është një gabim i zakontë. Sado e ashpër që mund të tingëlloi, askush nuk është i detyruar të iu dojë përgjithmonë. Nuk ka lidhje se a keni qenë bashkë 2 javë apo 20 vite. Nëse ndjenjat humbin, atëherë lëreni të shkoj… /Lajmi.net/