4 personazhet kryesore në barsoletat e shqiptarëve
Shqiptarët njihen për sensin e tyre të humorit.
Lajme
Barsoletat e shqiptarëve janë nga më qesharaket që ekzistojnë dhe asnjëherë nuk dështojnë që të na bëjnë të qeshim.
Megjithatë, ajo çfarë i karakterizon barsoletat e shqiptarëve është se thuajse gjithmonë në barsoleta përdoret një nga personazhet më poshtë, listën e personazheve të cilën lajmi.net e sjell për ju. Për çdo personazh, do ju sjellim nga një barsaletë:
1) Nastradini

Një herë Nastradini po vidhte ne një shtëpi.
Një person e pa dhe e pyeti:
– Çfarë po bën o Nastradin?!
Nastradini duke sharruar me një sharrë dhe dorën tjetër te çelësi tha:
“Po i bie violinës.”
– Po pse nuk po dëgjohet muzika pra? – E pyet personi tjetër.
Hajt se muzikën e dëgjon nesër. – I kthehet Nastradini.
2) Hasa dhe Hysa
Hasa dhe Hysa kanë qenë të dënuar me burg për një vepër kriminale që e kishin bërë.
Pas një kohe në burg, Hasa nga mërzia ka filluar të shkruajë në mur.
Kur Hysa e ka parë duke shkruar, i është kthyer dhe i ka thënë: “O Hasë, mos shkruaj në muri se me na po na qesin prej burgu”.
3) Bjondina

Si e porosit bjondina një kafe të mesme?!
I porosit 3 kafe edhe e pinë vetëm atë të mesit.
4) Amerikani, Gjermani edhe Shqiptari

Amerikani, Gjermani edhe Shqiptari janë dënuar me burg edhe kanë qenë të dënuar me vdekje.
Kur vie koha për të vdekur, gardianët e burgut ju thonë se i kanë 3 mënyra për të vdekur: Të pushkatohen, të varen, ose të ju bjerë sëpata në kokë.
Pas kësaj, e pyesin Amerikanin se si dëshiron të vdes.
– Dua të më bjerë sëpata në kokë. – Përgjigjet Amerikani.
Pasi fillon të bie sëpata ajo ndalet dhe kësisoj Amerikani shpëton.
Pastaj e pyesin Gjermanin se si dëshiron të vdes.
– Dua të më bjerë sëpata në kokë. – Përgjigjet Gjermani.
Edhe te Gjermani ndalet sëpata pak para se të ia pret kokën, dhe Gjermani shpëton.
Kur vie rendi tek shqiptari dhe e pyesin se si dëshiron të vdes, ai përgjigjet :
“Unë dua të pushkatohem”.
Pastaj e pyesin se pse ti Shqiptar dëshiron të zgjedhësh këtë mënyrë?
– Sepse ajo tjetra nuk po funksiononte. – Ia kthen Shqiptari. (Lajmi.net)