4 mënyra për ta gjetur dashurinë në jetën tuaj

Lidhja e juaj e fundit e dashurisë nuk përfundoi aq mirë? Apo miqtë tuaj janë të lodhur duke ju dëgjuar juve duke u ankuar apo duke i dëgjuar tregimet e tua të tentimeve për ta pasur ish-të dashurin/ën përsëri? Ju vetëm se jeni shumë optimist dhe ndiheni shumë i vetmuar dhe i padashur për momentin.…

Lifestyle

27/02/2014 08:00

Lidhja e juaj e fundit e dashurisë nuk përfundoi aq mirë? Apo miqtë tuaj janë të lodhur duke ju dëgjuar juve duke u ankuar apo duke i dëgjuar tregimet e tua të tentimeve për ta pasur ish-të dashurin/ën përsëri?

Ju vetëm se jeni shumë optimist dhe ndiheni shumë i vetmuar dhe i padashur për momentin. Këtu kemi 4 mënyra t’i krijoni këto kushte dhe të keni një jetë më të lumtur, dhe një dashuri më të sukseshme ndoshta.

Bëhu dashuria që kërkoni

Të jesh i mirë dhe i sjellshëm ndaj njerëzve që takon çdo ditë, ndërton një energji pozitive dhe të lejon të shpërndash një kapacitet të madh të dashurisë. Buzëqeshju të huajve, zgjatja dorën atij që i nevojitet. Për më shumë, ruaje atë dashuri për një person special, trajtoje botën mirë dhe s’do të jesh i vetmuar.

Pranoje veten 100%

Shpesh, gabimi më i madh i yni është që nuk e pranojmë veten para të tjerëve ashtu siç jemi. Kur e respekton, e do dhe i beson vetes, do të ndalosh së shikuari personat e huaj me qëllimin se çfarë po mendojnë ata për mua, a po dukem keq apo a po reflektoj siq duhet tek ata. Së pari duhesh të ndërtosh një lidhje të shëndoshë me veten, ta duash veten. Nëse dëshiron që të tjerët të të trajtojnë siç duhet, duhet ta trajtosh edhe veten në mënyrën më të mirë.

Trajtoje veten mirë

Pa e dashur veten nuk mund ta duash dikënd tjeter, thotë edhe populli. Se sa mirë e trajton veten dhe sa je i lumtur me veten, varet shumë në atë se si do të shikojnë ty të tjerët. Nëse do të ishe martuar me veten, a do të ishe i lumtur, a do të kishe kujdes për të, respekt dhe dashuri? Të jesh në lidhje të mirë me veten do të thotë që së shpejti do jesh edhe në lidhje të mirë me dikënd tjetër.

Shikoji lidhjet si një aventurë dhe një mundësi e një eksperience të re

Thuhet se çdokënd që e takojmë, marrim mësim nga ata. Kur dikush për herën e parë nuk del të jetë personi ideal dhe tipi yt, qëndro i hapur të kesh mundësi për eksperienca të reja ose vendose një agjendë të personave se si do të dëshiroje të ishin kur t’i takoje. Duke i bërë këto gjëra dhe duke u bërë kurioz me veten, ka mundësi që zemra juaj ta hapë një rrugë drejt gjetjes së dashurisë së jetës suaj.