38 aksidente për 24 orë
Gjatë ditës së djeshme, në tërë vendin kanë ndodhur 38 aksidente në trafik.

Lajme
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në tërë vendin kanë ndodhur 38 aksidente, shkruan lajmi.net.
Siç bëhet e ditur në statistikat policore, 20 aksidente kanë qenë me lëndime trupore kurse 18 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu të hënën Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 246 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme. /Lajmi.net/