35 vjetori i LDK-së, Haziri publikon fotografi me Ibrahim Rugovën: U lind për të shkaktuar procese të mëdha dhe për të realizuar ëndrra

Lidhja Demokratike e Kosovës feston sot 35 vjetorin e themelimit, dhe për këtë ka shkruar në Facebook nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Haziri ka thënë se për 35 vite me radhë ishte me LDK-në në të gjitha fazat e zhvillimit, shkruan lajmi.net. “Në të gjitha fazat, në të gjitha dekadat për liri pavarësi e demokraci…

Lajme

23/12/2024 12:27

Lidhja Demokratike e Kosovës feston sot 35 vjetorin e themelimit, dhe për këtë ka shkruar në Facebook nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë se për 35 vite me radhë ishte me LDK-në në të gjitha fazat e zhvillimit, shkruan lajmi.net.

“Në të gjitha fazat, në të gjitha dekadat për liri pavarësi e demokraci për të gjithë. Në kryengritje politike e rezistencë aktive, në kryengritje ushtake për të jetuar të lirë e në paqe. LDK, familje e madhe politike që lirinë, pavarësinë e demokracinë e Kosovës e bëri të dashur për të gjithë, për t’u krenuar me atdheun. Për Zot, atdhe e familje, dje, sot e përjetë!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai ka kujtuar edhe themeluesin e LDK-së, Ibrahim Rugovën me të cilin edhe ka publikuar një fotografi të përbashkët e që sipas tij “ai i ka dhënë identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendos vet, si edhe demokracinë dhe në këtë demokraci fitojnë edhe rivalët tanë”.

“Në këtë përvjetor, i falemi njeriut që e udhëhoqi një popull dhe e shpëtoi nga një masakër dhe një varr kolektiv të organizuar, por që në fund rezultoi me atë që besojmë dhe e themi – u lind për të shkaktuar procese të mëdha dhe për të realizuar ëndrra. I falemi dr. Ibrahim Rugovës. Rikthimi në 35-vjetorin e themelimit është nderi dhe respekti më i madh sepse LDK është besë dhe shpresë për Kosovën. Rruga e Re në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, nuk është për LDK-në, por për Kosovën. Urime 35-vjetori i LDK-së!”, ka shkruar Haziri në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: