35% e të rinjve në Kosovë pa shkollim dhe punësim- a dështoi politika?
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se 35% e të rinjve nga mosha 15-24 vjeç, nuk punojnë, nuk ndjekin shkollimin e as trajnime. 90 mijë të rinj të Kosovës po qëndrojnë jashtë tregut të punës dhe shkollimit, dhe këtë e quajti shifër jashtëzakonisht të lartë sociologu Sopaj. “Nuk është thjesht një pagë…
Lajme
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se 35% e të rinjve nga mosha 15-24 vjeç, nuk punojnë, nuk ndjekin shkollimin e as trajnime.
90 mijë të rinj të Kosovës po qëndrojnë jashtë tregut të punës dhe shkollimit, dhe këtë e quajti shifër jashtëzakonisht të lartë sociologu Sopaj.
“Nuk është thjesht një pagë mangu te ata, por edhe potenciali që ata nuk mund të krijojnë rrjetin social, nuk mund të inkuadrohen në shoqëri dhe nuk mund të kenë një pavarësi ekonomike”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Llugiqi tha se a janë krijuar kushtet e mjaftueshme për të qenë pjesë e infrastrukturave të ndryshme rinore dhe aktiviteteve.
“Në të njëjtën kohë, ata nuk janë duke e marrë përgjegjësinë që iu takon për të qenë pjesë e shoqërisë”, u shpreh ai në Klan Kosova.
E sipas gazetares Jegeni, Kosova ka çaluar shumë në arsimin profesional.
“Nuk i kemi futur sa duhet në treg. Nuk munden krejt me pasë diplomë. Nuk është veç diploma ajo që ta siguron arsimin. Ne e dimë që Evropa është duke na i marr zanatet, dhe janë mosha më të mesme. Por të rinjtë e shohin si kompleks me qenë automekanik, saldues, elektricist. Domethënë, ata e shohin të ardhmen jashtë, por orientimi në karrierë duhet të nisë qysh në moshë të re”, u shpreh Jegeni.
Kurse gazetarja Berisha, në emisionin “Ora Shtatë” tha se dështuar politika e Kosovës.
“Sot të rinjtë po i vuajnë pasojat e politikës, sepse po shihet që numri është rritë dhe nuk ka rënë. Ne e kemi pa që në periudhën e fundit në Kosovë, ka rënë një depresion kolektiv, pasi shteti është merr me gjithçka tjetër pos arsimit dhe të rinjtë tanë”, tha ajo.