32 të vdekur në një sulm nga Boko Haram

30 trupa të Nigerit dhe dy ushtarë të Nigerisë kanë mbetur të vdekur pas luftimeve të ashpra me militantët e grupit Boko Haram, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Bota

04/06/2016 23:51

Të premten në mbrëmje, një grup militantësh kanë sulmuar një lokacion ushtarak në jug-lindje të qytetit Bosso, në kufi me Nigerinë.

Një kundërsulm në mëngjesin e së shtunës ka mundësuar që forcat e qeverisë të rimarrin pozicionet e humbura, ka deklaruar ministria e mbrojtjes.

Ndërsa grupi Boko Haram nuk ka komentuar rreth deklaratës së kësaj ministrie.