31 vjeçari arrestohet për dhunë në familje, rezulton se po kërkohej ndërkombëtarisht për vjedhje

Policia e Kosovës- Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet për veprën penale dhunë në familje. Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme 31 vjeçari me inicialet B.I, rezultoi të jetë në kërkim për vjedhje të rëndë, konform një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai është ndaluar për procedura të mëtejshme bëhet e…

Lajme

09/08/2024 15:22

Policia e Kosovës- Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet për veprën penale dhunë në familje.

Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme 31 vjeçari me inicialet B.I, rezultoi të jetë në kërkim për vjedhje të rëndë, konform një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ai është ndaluar për procedura të mëtejshme bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Komunikata e plotë

Arrestohet i dyshuari sipas urdhër arrestit ndërkombëtar për vjedhje të rënde

Prishtinë, 9 gusht 2024 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka realizuar arrestimin e një individi në lidhje me një rast të dhunës në familje.

Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme i njëjti rezultoi të jetë në kërkim për vjedhje të rëndë, konform një urdhër arresti ndërkombëtar.

B. I, 31 vjeç, mashkull, pas arrestimit u procedua më tej.

Ky arrestim nënvizon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të respektuar sundimin e ligjit dhe për të siguruar që individët që kërkohen për vepra të rënda të sillen para drejtësisë, pavarësisht kufijve./Lajmi.net/