300 të ftuar mes ullirit 3 mijë vjeçar…detajet nga dasma e vajzës së ish-presidentit Topi (Foto)

Etida Topi, vajza e ish-presidentit Bamir Topi i ka dhënë fund beqarisë sot. Dasma është organizuar në oborrin e shtëpisë së familjes Topi, ku Etida ka kurorëzuar lidhjen e saj me djalin e biznesmenit Luan Bregasi, Ilirin.

ShowBiz

24/07/2016 19:13

Mësohet se ceremonia ka qenë tradicionale, ndërsa dhurata e parë për vajzën e ish-presidentit është një pemë ulliri 3.000 vjeçare, e cila ndodhet në oborrin e vilës.

“Ulliri i Etidës – 3000 vjeçar sipas prof H. Ismailit”, shkruhet në pllakën e xhamtë të publikuar nga Newsbomb.

Bamir Topi ka rrëfyer për “Bluetooth” emocionet që ka teksa përcjell vajzën e vogël të familjes:

“Unë në fakt nuk e vuaj, për mua është emocion pozitiv (qesh). Unë nuk e kam me vuajtje, por marr atë pjesën që prindi, babai duhet të gëzohet që në një moment vajza bëhet për t’u martuar, për të vazhduar jetën. Këto janë ligjet e jetës”.

Ish-­presidenti ndër të tjera ka treguar dhe për emocionet e para si gjysh, pasi vajza tjetër e tij ka lindur një djalë që sot është 5­-muajsh.

“Ka gëzime e gëzime, por është shumë interesante që ai ka futur një gëzim shumë të madh në shtëpinë tonë. Ndoshta është gëzimi më i madh që kemi pasur. Ai është pesë muajsh, në atë moshën që të njeh dhe ka nisur komunikimin me gjeste. Jemi vërtet të lumtur. Unë jam shumë i lumtur”, thotë Topi.