30 ndeshje pa humbje në fazën e grupeve – Bayerni shënon një ecuri fantastike në Champions League
Bayern Munich e ka mposhtur me rezultat 2-0 Barcelonën, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. “Bavarezët” u treguan sërish “arrë e fortë” për katalunasit që, përkundër lojës së mirë, nuk arritën ta evitojnë disfatën. Ky triumf, krahas gëzimit, solli edhe një rekord për kampionët gjermanë në kompeticionin më prestigjioz për…

Sport
Bayern Munich e ka mposhtur me rezultat 2-0 Barcelonën, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.
“Bavarezët” u treguan sërish “arrë e fortë” për katalunasit që, përkundër lojës së mirë, nuk arritën ta evitojnë disfatën.
Ky triumf, krahas gëzimit, solli edhe një rekord për kampionët gjermanë në kompeticionin më prestigjioz për klube.
Skuadra e Julian Nagelsmann ka gjithsej 30 ndeshje pa humbje në fazën e grupeve, diçka që s’ndodhte më herët me klubin gjerman. /Lajmi.net/