3 vite larg, revoltohet Big Basta: Qëllimisht po pështyhet në Shqipëri, turp
Big Basta është shprehur i revolltuar në një postim në rrjete sociale.

ShowBiz
Big Basta para tre vitesh është shkëputur nga muzika, për të nisur një jetë të re në Zelandë të Re, shkruan lajmi.net.
Ai tashmë po jeton atje bashkë me bashkëshorten Vesa Luma dhe djalin Lianin.
Me anë të një opstimi, Big Basta thotë se në Shqipëri artistët nuk janë vlerësuar asnjëherë, andaj është detyruar të largohet nga atdheu për një të ardhme më të mirë.
|3 vjet e gjys shkeputje nga muzika Shqiptare, per te ardhmen time dhe familjes sime. Qe kur te shkoj 45-50vjec tmos kerkoj per pune ne RTSH dhe te jem ne gjendje te perballoj pleqerine. Ne Shqiperi, prape pa te drejta autori, prape pa pension artistik, prape pa asnje suport nga shteti(e pate vete ne kohen me te veshtire) dhe prap me MUT e bejne duke bere kenge aspak me vlera. Qellimisht po peshtyhet mbi ate vend, turp!”, janë fjalët e Big Bastës.
Kujtojmë se Big Basta dhe Vesa Luma ndajnë kohë pas kohe fotografi së bashku dhe me djalin e tyre Lianin. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CDJKGU2pPyI/