3 teste për të zbuluar nëse dikush është i interesuar në ty

Lidhjet janë të komplikuara- përndryshe avokatët e divorceve, këshilluesit e lidhjeve dhe faqet online për takime do falimentonin.

Lifestyle

18/02/2016 12:49

Shoku yt më i mirë mund të bëhet i dashuri yt, dhe partnerja jote me dekada mund të bëhet një ditë e huaj.

Por, një ekip shkencëtarësh thonë se dashuria nuk është aq komlekse, dhe ishin në gjendje të marrin vesh se si njerëzit kuptojnë nëse shoku apo shoqja janë të interesuar për më shumë se vetëm shoqëri.

Këto janë tre metodat më të zakonshme:

Duke testuar durimin e tyre

Të mundohesh të kuptosh se sa shumë nga një sjellje e posaçme një person mund të durojë është një nga metodat më popullore, gjeti studimi.

Kjo mund të përfshijë “peshkimin” për komplimente apo kërkesa për ndihmë kur shoku apo shoqja që testohen nuk kanë përfitime. Rezultatet mund të zbulojnë ndjenja romantike.

Trekëndëshi

Studiuesit kanë gjetur teknikën e dytë më të famshme e cila është trekëndëshi, ku një person përfshin të tjerët që të testojë lidhjen, transmeton lajmi.net.

Një pjesëmarrës ka thënë se ai teston nivelin e interesit tek dikush duke takuar gra të tjera dhe duke vëzhguar se ai ajo reagon.

Thjesht po bëj shaka

Vullnetarët treguan se shpesh bënin shaka duke thënë që shoku/shoqja i pëlqen në mënyrë romantike, apo duke ngritur nivelin e prekjes për të parë nëse ishin në rregull dhe nëse përgjigjeshin pozitivisht./lajmi.net