3 miliardë euro shtesë – Scholz bllokon paketën gjermane të ndihmës për Ukrainën

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bllokuar propozimin për një paketë shtesë ndihme prej 3 miliardë eurosh për Ukrainën. Plani, siç shkruan Der Spiegel, është prezantuar nga Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock nga Partia e Gjelbert dhe Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius nga socialdemokratët e vetë Scholzit. Qëllimi i propozimit ishte t’i sigurohen Ukrainës sisteme kyçe…

Bota

11/01/2025 16:11

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bllokuar propozimin për një paketë shtesë ndihme prej 3 miliardë eurosh për Ukrainën.

Plani, siç shkruan Der Spiegel, është prezantuar nga Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock nga Partia e Gjelbert dhe Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius nga socialdemokratët e vetë Scholzit.

Qëllimi i propozimit ishte t’i sigurohen Ukrainës sisteme kyçe armësh, përfshirë tre bateri shtesë të mbrojtjes ajrore Iris-T, dhe më shumë municion artilerie.

Dy ministritë e kanë justifikuar kërkesën me përkeqësimin e situatës ushtarake të Ukrainës, shoqëruar edhe nga dyshimet mbi vijimësinë e mbështetjes së SHBA-së pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhje.

Baerbock dhe Pistorius e përshkruan propozimin si një sinjal jetik të mbështetjes së palëkundur të Gjermanisë. Por pavarësisht përpjekjeve të tyre, Scholz nuk e lëkund në kundërshtinë e tij.

Kancelari argumentoi se alokimet ekzistuese të ndihmës ushtarake – 4 miliardë euro për vitin 2025, së bashku me fondet e siguruara nga një hua prej 50 miliardë dollarësh e G7 dhe financuar nga asetet e ngrira ruse –duhet të konsiderohen si mëse të mjaftueshme.

Ai shprehu shqetësimin se në këtë mënyrë, mund t`i lërë qeverisë së ardhshme barrën e një detyrimi të tepruar financiar.

E duket se faktori politik ka luajtur gjithashtu një rol në këtë vendim, pasi kreu i SPD-së thuhet se i frikësohet një largimi të votuesve me dërgesa shtesë armësh në Ukrainë, në mesin e një sezoni të nxehtë fushate zgjedhore.