Dhuna në familje në rritje: Mbi 8 mijë viktima u raportuan dy vitet e fundit – gjatë 2025 tri vrasje, dy meshkuj e një femër
Policia së Kosovës shpesh herë i bie të ndërhyjë në raste të dhunës, por natyrisht se më e vështirë situata bëhet kur duhet ndërhyrë në dhunën në familje. Dhimbja e dyfishtë, e sfidat që paraqiten pas saj janë gjithnjë të dyanshme. E ngjashme ishte situata me rastet e dhunës në familje edhe vitin 2025- ku…
Lajme
Policia së Kosovës shpesh herë i bie të ndërhyjë në raste të dhunës, por natyrisht se më e vështirë situata bëhet kur duhet ndërhyrë në dhunën në familje.
Dhimbja e dyfishtë, e sfidat që paraqiten pas saj janë gjithnjë të dyanshme.
E ngjashme ishte situata me rastet e dhunës në familje edhe vitin 2025- ku çdo ditë raportime të shumta janë bërë, e në të shumtën e rasteve viktima ishin gratë.
Nga të dhënat e siguruara nga lajmi.net vërehet se rastet e dhunës në familje dhe numri i viktimave vazhdojnë të jenë shqetësuese në Kosovë.
Statistikat për vitet 2023, 2024 dhe periudhën janar–tetor 2025 tregojnë një trend të lartë të raportimeve të dhunës në familje si dhe viktimave të këtyre rasteve, me një rritje të dukshme në vitin 2024, raporton lajmi.net
Kështu ka zbuluar raporti i Drejtorisë për Informimin në Policinë e Kosovës mbi gjendjen e dhunës në familje për vitet 2023, 2024 dhe periudhën janar–tetor 2025.
Rastet e raportuara të dhunës në familje:
Më 2023 janë raportuar gjithsej 2,639 raste
Një vit më vonë u raportuan 2,959 raste
Kurse në periudhën mujore janar–tetor 2025 u raportuan gjithsej 2,429 raste
Në krahasim mes viteve, vërehet se në 2024 ka pasur një rritje prej 320 rastesh më shumë se në 2023, që paraqet një rritje rreth 12%.
Ndërsa të dhënat për vitin 2025 (janar–tetor) tregojnë një rënie të lehtë të rasteve, duke sugjeruar përmirësim në vetëdijesim dhe raportim më të hershëm të dhunës.
Numri i viktimave sipas gjinisë:
Në vitin 2023, janë regjistruar gjithsej 2,717 viktima, prej të cilave 2,120 gra dhe 597 burra. Gratë përbëjnë shumicën dërrmuese të viktimave, duke reflektuar natyrën gjinore të dhunës në familje.
Në vitin 2024, numri i viktimave është rritur në 2,985, ose 268 viktima më shumë se në vitin 2023.
Viktimat femra janë rritur nga 2,120 në 2,362, një rritje prej 242 raste.
Viktimat meshkuj janë rritur nga 597 në 623, një rritje prej 26 raste.
Kjo paraqet një rritje totale prej rreth 10%, duke e bërë vitin 2024 vitin me numrin më të lartë të viktimave në këtë periudhë.
Në janar–tetor 2025, janë regjistruar 2,424 viktima, prej të cilave 1,897 gra dhe 527 burra. Edhe pse të dhënat janë vetëm për 10 muaj, numri mbetet i lartë dhe pothuajse i njëjtë me shifrat vjetore të viteve paraprake
2023:
Femra: 2,120
Meshkuj: 597
Totali: 2,717 viktima
2024:
Femra: 2,362
Meshkuj: 623
Totali: 2,985 viktima
Janar–Tetor 2025:
Femra: 1,897
Meshkuj: 527
Totali: 2,424 viktima
Krahasimi i viktimave 2024 me 2023
Numri i viktimave është rritur nga 2,717 në vitin 2023, në 2,985 në vitin 2024, pra 268 viktima më shumë, përkatësisht rritje prej 10%.
Rritja është më e theksuar tek viktimat femra, të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të rasteve. Edhe meshkujt kanë shënuar rritje të lehtë krahasuese.
Vrasjet në baza gjinore:
Në vitin 2023, janë regjistruar gjithsej 7 vrasje të ndërlidhura me dhunën familjare. Numri i viktimave femra dhe meshkuj ishte pothuajse i barabartë, me 4 gra dhe 4 burra të vrarë. Kjo tregon se dhuna ekstreme brenda familjes ka prekur të dy gjinitë.
Gjatë vitit 2024, numri i vrasjeve ka rënë në 5 raste, nga të cilat 3 viktima kanë qenë gra dhe 2 burra. Edhe pse numri i përgjithshëm është më i ulët, femrat vazhdojnë të dominojnë në statistikat e viktimave të vrasjeve në kontekst familjar.
Në periudhën janar–tetor 2025, janë shënuar 2 vrasje të ndërlidhura me dhunën familjare. Prej tyre, 1 viktimë është grua dhe 2 janë burra. Duke qenë se këto të dhëna përfshijnë vetëm 10 muajt e parë, pritet të shihet nëse trendi i uljes do të mbetet i qëndrueshëm deri në fund të vitit.
Përveç dhunës fizike dhe psikologjike, në statistika paraqiten edhe vrasjet e kryera në kontekst të dhunës së familjare:
2023:
Total vrasjesh: 7
Viktima femra: 4
Viktima meshkuj: 4
2024:
Total vrasjesh: 5
Viktima femra: 3
Viktima meshkuj: 2
Janar–Tetor 2025:
Total vrasjesh: 3
Viktima femra: 1
Viktima meshkuj: 2
Edhe pse numri i vrasjeve ka rënë krahasuar me vitin 2023, shqetësues mbetet fakti se pothuajse çdo vit viktimat femra dominojnë në rastet e dhunës së rëndë familjare./Lajmi.net/