3 gjërat që miqtë e vërtetë i bëjnë për njëri-tjetrin

Përgjatë jetës, ne krijojmë shumë miqësi. Disa miqësi zgjasin përgjithmonë, por disa zgjasin vetëm një kohë.

Lifestyle

07/07/2015 21:55

Është më mirë të kesh një mik të vërtetë, se sa disa miq të rrejshëm. Bërthama e miqësisë duhet të jetë lidhja shpirtërore me atë person, dhe në mënyrë që kjo lidhje të ekzistojë, ka disa gjëra që i bëni përgjatë viteve për ta mbajtur këtë lidhje të fuqishme.

Disa nga gjërat që kanë rëndësi në një miqësi janë: bisedat domethënëse, transparenca, besnikëria dhe dashuria. Miqësitë nuk maten me atë se sa shumë dilni bashkë në party, por çfarë eksperiencash emocionale keni me atë person, transmeton Lajmi.net.

Kur të kalojë jeta, ju nuk do të brengoseni më për personat e tjerë që keni pasur shoqëri, përveç mikut të vërtetë. Ju do t’i kujtoni momentet më të bukura me të, momente këto të cilat vendosin një ndikim të përhershëm në një person.

Këtu janë 3 gjërat që të gjithë miqtë e vërtetë i bëjnë për njëri-tjetrin:

1. Miqtë e vërtetë qajnë me ju
Miqtë e vërtetë nuk do të ju bëjnë të ndjeheni në siklet dhe më keq kur ndodheni në situata të pikëlluara. Për të qenë një mik i mirë duhet që të përjetoni në spektër të plotë atë që personi tjetër është duke e ndjerë, në mënyrë që ta qetësoni atë dhe ta bëni të ndjehet më mirë.

Jeta është përplot emocione të ndryshme, dhe dallimi mes miqve të vërtetë dhe atyre të rrejshëm është se të vërtetit brengosen shumë, dëgjojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin kur jeta fillon të bëhet e vështirë për ta, transmeton Lajmi.net.

2. Miqtë e vërtetë gjejnë kohë për ju
Miqtë e vërtetë gjejnë kohë për ju edhe në kohën më të zënë të tyre. Nuk ka rëndësi se sa të zënë janë ata në jetë, nëse janë të vërtetë dhe ju vlerësojnë mjaftueshëm ata do të gjejnë kohë për ju. Ata të cilët nuk ju vlerësojnë dhe nuk ju vendosin në rend të parë nuk kanë kohë për ju. Një mik i vërtetë e vlerëson shumë miqësinë aq sa e vlerëson shëndetin dhe familjen, që do të thotë se nëse është i vërtetë do të ju vendosë në maje të listës së prioriteteve.

3. Miqtë e vërtetë ju lejojnë të jeni vetvetja
Miqtë e vërtetë ju japin atë lejen energjike për të qenë vetvetja dhe për të shprehur veten plotësisht. Ata nuk ju gjykojnë dhe nuk bëjnë presion mbi ju, duke u munduar që të ju ndryshojnë për atë se si jeni si person për përfitime të tyre. Një mik i rrejshëm është dikush që dëshiron të ju ndryshojë, kështu që të mos e ‘turpëroni’ apo vini në siklet atë në publik për shkak që jeni shumë më ndryshe se ai, dhe bëni gjeste që nuk i pëlqen.

Nëse dikush provon vazhdimisht të bëjë presion mbi ju që të ndryshoni, atëherë shanset janë se ata janë duke e bërë këtë për arsye të veta. Ata dëshirojnë që dalin jashtë miqësisë së vërtetë, përderisa një mik i vërtetë do të jetë në anën tuaj edhe nëse keni një personalitet që të tjerët mund të mos e pëlqejnë, transmeton Lajmi.net.

Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar me njerëzit të cilët nuk ju vlerësojnë. Nëse keni fat të gjeni miq të vërtetë në këtë jetë, atëherë mbani ata afër. Kur ta braktisni këtë botë, gjërat e vetme që do të kenë rëndësi do të jenë momentet që i keni kaluar me ta.