“Totali i shpenzimeve të luksit” të Qeverisë mbi 88 milionë, Nimani drejtuar ministrit Murati: Nuk fshihet dielli me shoshë o Hekuran!
Referuar premtimeve të partisë tashmë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, së fundi ka reaguar njohësi i ekonomisë, kryetari i Forumit Intelektual E30, Artan Nimani. Konkretisht reagimi i është drejtuar ministrit të Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Muratit. Duke i llogaritur shpenzimet trevjeçare të Qeverisë sipas ZKA-së e duke i cilësuar si shpenzime të “luksit”, Nimani jep…
Lajme
Referuar premtimeve të partisë tashmë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, së fundi ka reaguar njohësi i ekonomisë, kryetari i Forumit Intelektual E30, Artan Nimani.
Konkretisht reagimi i është drejtuar ministrit të Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Muratit.
Duke i llogaritur shpenzimet trevjeçare të Qeverisë sipas ZKA-së e duke i cilësuar si shpenzime të “luksit”, Nimani jep një shifër se deri ku ka arritur bilanci i këtyre shpenzimeve.
“Nuk fshihet dielli me shoshë o Hekuran!
Totali i shpenzimeve të luksit për periudhën trevjeçare është 88,209,000 euro, duke reflektuar një hendek të madh mes premtimeve për kursim dhe realitetit të shpenzimeve publike”, thuhet në reagim.
Sipas tij, ky nivel i lartë shpenzimesh për luks është domethënës, duke pasur parasysh që Kosova është një nga vendet me ekonominë më të dobët në Europë. Kjo tendencë në rritje reflekton një distancë mes premtimeve të qeverisë për kursim dhe realitetit të shpenzimeve publike.
Postimi i plotë:
Nuk fshihet dielli me shoshë o Hekuran!
Totali i shpenzimeve të luksit për periudhën trevjeçare është 88,209,000 euro, duke reflektuar një hendek të madh mes premtimeve për kursim dhe realitetit të shpenzimeve publike.
Udhëtime, dreka zyrtare, karburante, telefona dhe miliona të keqpërdorura nuk mbulohen lehtë, as kur nderhyni ne ZKA. A do të korrigjoni edhe pasqyrat e luksit?
Edhe nëse i korrigjoni, paratë ku janë, Hekuran?
Populli nuk mund të mashtrohet me ndryshime në letra kur shpenzimet e luksit janë bërë dhe të gjithë e shohim peshën e tyre në ekonominë tonë të dobët. Keto shifra janë në raportet tuaja.
Furnizim me ushqim dhe pije/jo dreka zyrtare:
2021: 11,105,000 euro
2022: 14,799,000 euro
2023: 18,470,000 euro
Total: 44,374,000 euro
Dreka zyrtare:
2021: 1,972,000 euro
2022: 2,471,000 euro
2023: 3,212,000 euro
Total: 7,655,000 euro
Karburant për vetura:
2021: 7,628,000 euro
2022: 11,342,000 euro
2023: 10,471,000 euro
Total: 29,441,000 euro
Shpenzimet e telefonisë mobile:
2021: 2,051,000 euro
2022: 2,177,000 euro
2023: 2,304,000 euro
Total: 6,532,000 euro
Telefona/më pak se 1000 euro:
2021: 29,000 euro
2022: 39,000 euro
2023: 139,000 euro
Total: 207,000 euro
Totali i shpenzimeve të luksit për periudhën 2021-2023 është 88,209,000 euro.
Ky nivel i lartë shpenzimesh për luks është domethënës, duke pasur parasysh që Kosova është një nga vendet me ekonominë më të dobët në Europë. Kjo tendencë në rritje reflekton një distancë mes premtimeve të qeverisë për kursim dhe realitetit të shpenzimeve publike.
Ndërkohë që ndjekim me vëmendje zhvillimet, shtrohet pyetja: a do të ketë një përgjigje nga prokuroria për të adresuar këtë situatë dhe për të garantuar që të drejtat e qytetarëve dhe interesat e publikut të jenë gjithmonë në vendin e parë? ka shkruar Nimani./Lajmi.net/