Schuebel e mirëpret në Kosovë von der Leyen: Partitë duhet t’i mundësojnë vendit t’i shfrytëzojë plotësisht mundësitë që BE i ka ofruar
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpritur Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Kosovë. Për këtë ka shkruar BE në rrjetin social në Facebook. “Vizita e saj vjen në një kohë kur partitë politike të Kosovës duhet të veprojnë në bashkërendim për ta zgjedhur Presidentin, si…
Lajme
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpritur Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Kosovë.
Për këtë ka shkruar BE në rrjetin social në Facebook.
“Vizita e saj vjen në një kohë kur partitë politike të Kosovës duhet të veprojnë në bashkërendim për ta zgjedhur Presidentin, si dhe të sigurojnë stabilitet institucional dhe t’i mundësojnë Kosovës që t’i shfrytëzojë plotësisht mundësitë që BE-ja ka për të ofruar. Për më shumë se 25 vite, BE-ja ka qenë partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj në rrugën e integrimit në BE,” tha Schuebel.
Von der Leyen ka nisur takimin me u.d të Presidentes, Albulena Haxhiun dhe do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: