Para pak ditësh ishte në Prishtinë, jep dorëheqje kryeministri holandez, Mark Rutte

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dhënë dorëheqjen dje në mbrëmje. Ai ka deklaruar se e mori këtë vendim pas divergjencave shumë të mëdha mes katër partive që përbëjnë koalicionin qeverisës. Problemi ka lindur pas palët nuk bien dakord për pranimi e emigrantëve në Holandë. Rutte ka njoftuar se do t’i paraqesë mbretit dorëheqjen e…

Bota

08/07/2023 08:41

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dhënë dorëheqjen dje në mbrëmje.

Ai ka deklaruar se e mori këtë vendim pas divergjencave shumë të mëdha mes katër partive që përbëjnë koalicionin qeverisës.

Problemi ka lindur pas palët nuk bien dakord për pranimi e emigrantëve në Holandë.

Rutte ka njoftuar se do t’i paraqesë mbretit dorëheqjen e të gjithë kabinetit qeveritar.

Sipas gjasave zgjedhjet e reja do të zhvillohen në Nëntor./KlanNews