Osmani kërkon takim me gjeneralin Jashari e ministrin Maqedonci për çështjen e shujtave të FSK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përcjellë me shqetësim situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ndaj menjëherë ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së. Kështu bëri të ditur për lajmi.net këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. ‘’Presidentja Osmani ka përcjellë me shqetësim…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përcjellë me shqetësim situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ndaj menjëherë ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së.
Kështu bëri të ditur për lajmi.net këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
‘’Presidentja Osmani ka përcjellë me shqetësim situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ndaj menjëherë ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së. Poashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes z.Maqedonci’’-tha Kupina për lajmi.net
Kupina tha se Presidentja Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre.
Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament.
Programi 7-pikësh përfshinë këto elemente:
- Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri.
- Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit. 3.
Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj).
- Sigurimi shëndetesor.
- Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor.
- Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare.
- Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre. 8. Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët.
Sipas Kupinës realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror. Përgjatë ditëve në vijim, pas takimeve të radhës me institucionet relevante, do të mund t’ju japim më shumë detaje lidhur me këtë çështje./Lajmi.net/