Kurti për Raportin e KE-së: Pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se pas pranimit të Raportit të KE-së për Kosovën në tri vitet e fundit në 10 fusha është shënuar progres ndërsa vetëm në dy fusha ka ngecje.  Me anë të një postimi në Facebook, Kurti thotë se Raporti thekson angazhimin dhe përparimin e palëkundur në rrugën drejt integrimit…

Lajme

30/10/2024 23:50

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se pas pranimit të Raportit të KE-së për Kosovën në tri vitet e fundit në 10 fusha është shënuar progres ndërsa vetëm në dy fusha ka ngecje. 

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti thotë se Raporti thekson angazhimin dhe përparimin e palëkundur në rrugën drejt integrimit në BE dhe se kemi arritur mbi 70% në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane.

”Në asnjë fushë të vlerësuar nga kriteret themelore dhe EU Acquis nuk ka regres. Vetëm në dy fusha nuk ka progres, e në të gjitha të tjerat, 35 sosh gjithsej, ka progres, ku më shumë e ku më pak. Në 10 prej tyre kemi progres të mirë. Në tri vitet e fundit, kemi arritur mbi 70% në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane. .”- ka thënë Kurti.
Tutje Kurti është shprehur se anëtarësimi në BE mbetet prioritet për Kosovën.
”Anëtarësimi në BE mbetet synimi strategjik i yni dhe gati dy vjet pas aplikimit tonë, është koha që Kosova të vlerësohet në kushte të barabarta për ta marrë statusin e kandidatit, të cilin e meritojmë” ka shkruar Kurti./Lajmi.net/