Deputeti i VV-së e quan akt të shëmtuar sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

Deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje Gramos Agusholli ka reaguar pas sulmit fizik të Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke e quajtur si akt të shëmtuar dhe të pabesë. Përmes një postimi në Facebook ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të marrin masat e nevojshme që akterët të dalin para drejtësisë. ”Sulmi…

Lajme

26/10/2024 12:07

Deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje Gramos Agusholli ka reaguar pas sulmit fizik të Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke e quajtur si akt të shëmtuar dhe të pabesë.
Përmes një postimi në Facebook ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të marrin masat e nevojshme që akterët të dalin para drejtësisë.
”Sulmi ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është akt i shëmtuar dhe i pabesë.U bëj thirrje organeve të rendit të ndërmarrin masat e nevojshme për të sjellë autorët para drejtësisë.”,u shpreh ai
Tutje ai ka shtuar se pavarësisht dallimeve apo pakënaqësive shëndeti i kryetarit të qytetit duhet të jetë prioritet për të gjithë.
”Pavarësisht dallimeve apo pakënaqësive, siguria dhe shëndeti i kryetarit të qytetit duhet të jetë prioritet për të gjithë.”-shkroi Agusholli.