Aliu publikon dokumentet: Komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njëheresh Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së Kadri Rahimajt kryetarit të Kamenicës, dhe Dimal Bashës, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e quajti Aliun “gënjeshtar”. Aliu në rrjetin social Facebook, ka reaguar duke i quajtur këto deklarata si “valë e shpifjeve”. Aliu ka publikuar…

Lajme

11/10/2024 15:22

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njëheresh Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së Kadri Rahimajt kryetarit të Kamenicës, dhe Dimal Bashës, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e quajti Aliun “gënjeshtar”.

Aliu në rrjetin social Facebook, ka reaguar duke i quajtur këto deklarata si “valë e shpifjeve”.

Aliu ka publikuar dokumente ku tregohet anëtarësimi i komunave veriore në AKK, transmeton lajmi.net.

“Në valën e shpifjeve për anëtarësimin e pagesat e anëtarësisë së komunave veriore në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ja dëshmitë që flasin zëshëm e pakundërshtueshëm për të vërtetën”, shkroi ai/Lajmi.net/