28-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, homazhe në Gllogjan për dëshmorët e rënë
Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit qytetarë të shumtë bashkëluftëtarë e familjarë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Sot edhe dyert e kullave të familjes Haradinaj u hapën dhe po presin miq. Sot bëhen 28 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”…
Lajme
Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit qytetarë të shumtë bashkëluftëtarë e familjarë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan.
Sot edhe dyert e kullave të familjes Haradinaj u hapën dhe po presin miq.
Sot bëhen 28 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit” e zhvilluar me 24 mars 1998.
Në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.
Caku besohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.