26 vjet nga Beteja e Kaqandollit

Sot mbushen 26 vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por në tërë Kosovën. Ajo ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe. Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë shtatë dëshmorë të…

Lajme

15/09/2024 08:04

Sot mbushen 26 vjet nga beteja e Kaqandollit.

Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por në tërë Kosovën.

Ajo ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe. Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë shtatë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.