25 vjeçari nga Ferizaj vuan nga një sëmundje e rëndë, familja kërkon ndihmë

25 vjeçari Shukri Krasniqi vuan nga një sëmundje e rëndë në kurriz.

Lajme

08/05/2021 16:32

Për shërimin e tij nevojiten edhe 20 mijë euro, pasi paratë e tjera të nevojshme për operimin e tij i kanë siguruar familjarët.

Operacioni i tij në total kushton 70 mijë euro.

Shukri Krasniqi është baba i dy fëmijëve, derisa familja e tij iu ka bërë thirrje njerëzve të vullnetit të mirë të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

Të gjithë ata që duan të kontribuojnë për shërimin e Shukri Krasniqit i gjejnë të dhënat për transferimin e mjeteve në fotografinë e mëposhtme: