25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar prej disa kohësh numërimi I fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që të rinumërohen. KQZ njoftoi se tanimë procesi i rinumërimit është përmbyllur në gjithsej 25 komuna, transmeton lajmi.net. “Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar…

Lajme

26/01/2026 18:55

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar prej disa kohësh numërimi I fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që të rinumërohen.

KQZ njoftoi se tanimë procesi i rinumërimit është përmbyllur në gjithsej 25 komuna, transmeton lajmi.net.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 26 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 70% apo 1,804 nga 2,557 vendvotime”, shkroi KQZ./Lajmi.net/