“25 herë Rugova e rugovizimi për 25 minuta fjalim”, Molliqaj: Osmani, pa ide e veç për interes e pak më shumë pushtet e keqpërdor Rugovën

Dardan Molliqaj nga PSD ka reaguar ndaj paraqitjes së kandidates për presidente nga LDK Vjosa Osmani në një tubim elektoral, duke e akuzuar se po e përdor emrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova për përfitime politike. Molliqaj tha se Osmani, sipas tij, “pa ide e çështje, veç për interes e pak më shumë pushtet, e…

Lajme

29/05/2026 22:48

Dardan Molliqaj nga PSD ka reaguar ndaj paraqitjes së kandidates për presidente nga LDK Vjosa Osmani në një tubim elektoral, duke e akuzuar se po e përdor emrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova për përfitime politike.

Molliqaj tha se Osmani, sipas tij, “pa ide e çështje, veç për interes e pak më shumë pushtet, e keqpërdor Rugovën”, raporton lajmi.net

Reagimi i tij vjen pasi Osmani në fjalimin e saj përmendi mbi 25 herë emrin e Ibrahim Rugovës dhe termin “rugovizëm”, duke e vendosur trashëgiminë politike të ish-presidentit në qendër të mesazhit të saj.

“Vjosa Osmani, pa ide e çështje, veç për interes e pak më shumë pushtet, e keqpërdor Rugovën. Opozitë e tillë nuk i duhet më Kuvendit. Në këto zgjedhje, votoje opozitën përnime, PSD, 129!”, ka shkruar Molliqaj në një postim në Facebook./Lajmi.net/