24 vite burgim për Dibran Hoxhën i njohur si “Kobra”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim në rastin e njohur si “Kobra”. Para pak minutash gjykata mori vendim për 24 vite burgim për Dibran Hoxhën, i njohur ndryshe si Kobra, raporton lajmi.net. Dibran Hoxha i akuzuar për vrasjen e kuksianit në klubin “Cobra City” është dënuar me 23 vite dënim me burgim kurse për…

Lajme

09/10/2025 13:22

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim në rastin e njohur si “Kobra”.

Para pak minutash gjykata mori vendim për 24 vite burgim për Dibran Hoxhën, i njohur ndryshe si Kobra, raporton lajmi.net.

Dibran Hoxha i akuzuar për vrasjen e kuksianit në klubin “Cobra City” është dënuar me 23 vite dënim me burgim kurse për armëmbajtje i njëti është dënuar me 2 vite burgim. Dënim unik për Dibran Hoxhën i njohur me nofkën “Kobra” është përcaktuar dënimi prej 24 vite burgim.

Ndërsa i akuzuari tjetër Roland Susuri për tri vepra penale është dënuar me burgim unik prej 7  vite. Për pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj burgim, manipulim me prova 4 vite e 6 muaj, kurse armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj.Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje e ka dënuar me burgim 1 viti.Burim Mazreku për manipulim me prova është dënuar me 1 vit burg.dhe Jesmir Badallaj, pjesëmarrje në rrahje, armëmbajtje pa leje dënim unik 2 vite.

Të akuzuarit ngarkohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren më 3 janar 2023.

Në aktakuzën “Kobra”, akuzohej se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit./Lajmi.net/