24 orësh i rëndë, dy aksidente me fatalitet në Kosovë
24 orë shumë të rënda kanë qenë të fundit për Kosovën. Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e dy aksidenteve me fatalitet që kanë ndodhur. Aksidenti i parë ka ndodhur dje rreth orës 06:52 në magjistralen Podujevë – Prishtinë. Viktima mashkull derisa po lëvizte me motoçikletën e tij, e ka humbur kontrollin dhe…
Lajme
24 orë shumë të rënda kanë qenë të fundit për Kosovën. Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e dy aksidenteve me fatalitet që kanë ndodhur.
Aksidenti i parë ka ndodhur dje rreth orës 06:52 në magjistralen Podujevë – Prishtinë.
Viktima mashkull derisa po lëvizte me motoçikletën e tij, e ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një shtyllë elektrike. Si pasojë e plagëve të pësuara, ai ka ndërruar jetë.
“Prishtinë /18.03.2026 – 06:52. Raportohet se në magjistralen Podujevë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku një mashkull kosovar derisa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur në një shtyllë elektrike. Si pasojë e plagëve të pësuara drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, ku këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar me urdhër të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Aksidenti i dytë me fatalitet ka ndodhur në Prizren, ku një person derisa po drejtonte automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalimin për këmbësor ka goditur një këmbësor.
Viktimës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor pasi ka arritur në Spitalin e Prizrenit.
“Prizren / 18.03.2026 – 18:40. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalimin për këmbësor ka goditur këmbësorin–viktimën mashkull kosovar cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor pasi ka arritur në spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh.
Përveç këtyre dy aksidenteve me fatalitet, dje në Kosovë kanë ndodhur edhe 56 aksidente të tjera, 27 prej të cilave kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 me dëme materiale. /Lajmi.net/