23 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, shtatë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 23 pacientë me COVID-19, 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe 17 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Lajme

19/10/2020 09:19

602 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 34 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 8 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 16 operacione. /Lajmi.net/