23 mijë fletëvotime me postë të ardhura pas afatit, Haxhiu: Të plotësuara nga dy apo tri duar
Ish-deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka hedhur dyshime te votat e diasporës të ardhura me postë. Haxhiu, deklaroi se fletëvotimet e ardhur pas afatit kanë qenë të plotësuar nga dy apo tri duar. “Vetëm një hetim i Prokurorisë i këtyre fletëvotimeve e vëren qartë, nëse e çon në ekzaminim se këto vota janë të manipuluara.…
Lajme
Ish-deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka hedhur dyshime te votat e diasporës të ardhura me postë.
Haxhiu, deklaroi se fletëvotimet e ardhur pas afatit kanë qenë të plotësuar nga dy apo tri duar.
“Vetëm një hetim i Prokurorisë i këtyre fletëvotimeve e vëren qartë, nëse e çon në ekzaminim se këto vota janë të manipuluara. Bëhet fjalë për vota të cilat kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë”, deklaroi Haxhiu në Klan Kosova.
Haxhiu deklaroi se janë 23 mijë vota që kanë ardhur pas afatit ligjor, 7 deri në 10 ditë.
“Sepse deri më datën 8 janar janë numëruar votat me postë dhe janë pranuar në KQZ. Bile është njoftimi i datës 7 janar në të cilën ne si Parti Demokratike kemi bërë ankesë sepse aty nuk ka pasur njoftim zyrtar në QNR se po procesohen votat me postë të ardhura pas afatit ligjor”, shtoi Haxhiu.