“E turpshme”, Bajrami reagon ndaj deklaratës së Kurtit për bizneset: Beteja e tij është për me shkatërru, asnjëherë me ndërtu diçka
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, sot pas dështimit të seancës së 23-të të Kuvendit të Kosovës është deklaruar para mediave në lidhje me krahasimin që bëri Kurti sot mes bizneseve dhe bandave kriminale në veri. Këtë deklaratë të tij, Bajrami e ka konsideruar të turpshme. “Lexova nga mediat e juaja që Albin Kurti kish…

Lajme
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, sot pas dështimit të seancës së 23-të të Kuvendit të Kosovës është deklaruar para mediave në lidhje me krahasimin që bëri Kurti sot mes bizneseve dhe bandave kriminale në veri.
Këtë deklaratë të tij, Bajrami e ka konsideruar të turpshme.
“Lexova nga mediat e juaja që Albin Kurti kish thënë që ka kalu koha e barrikadave. Kjo konsideroj që është e turpshme sepse të gjithë ne e dimë se në çfarë konotacioni përdoren barrikadat. Përderisa z. Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për koston 800 euro të transportit të një megavati të energjisë elektrike që e bën kompania e Vuk Hamoviqit për të cilin ai kur ishte në opozitë na edukonte neve, ai sot protestën e komunitetit të biznesit e krahason me barrikadat e vendosura nga Lista Serbe në periudha të ndryshme dhe në vende të ndryshme në Kosovë dhe kjo është totalisht e papranueshme”, tha ajo.
Bajrami shtoi se Kurti mund ta fitojë “këtë betejë, sepse beteja e Albin Kurtit nuk është asnjëherë me ndërtu diçka, me shkatërru”.
Ajo ka thënë se nëse “Kurti këto 1300 biznese, nuk i mund ata individë, por e mundë ekonominë e Kosovës”.
“Dhe kur Albin Kurti e mund ekonominë dhe arsimin i vetmi përfitues këtu është Serbia”, tha Bajrami.
Ajo shtoi se duhet “të hetohet në tërësi ajo cfarë ka ndodhur në sektorin e energjisë këto katër vite”.