22 vjeçar, por me 27 vepra penale- Arrestohet mashtruesi i taksistëve në Prishtinë
Është arrestuar mbrëmë një 22 vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet për 27 vepra penale të mashtrimit dhe keqpërdorimit të pasurisë së huaj. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari D.M ka marrë nga ankuesit e një numër i madh janë taksistë shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave.…
Lajme
Është arrestuar mbrëmë një 22 vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet për 27 vepra penale të mashtrimit dhe keqpërdorimit të pasurisë së huaj.
Hetuesit nga Sektori i Hetimeve të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, respektivisht hetuesit e stacionit Veriu,mbrëmë kanë arrestuar një person të dyshuar për 27 vepra penale (mashtrime dhe shpërdorime të pasurisë së huaj)
Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:
– D.M, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i arrestuari dyshohet të ketë marrë nga ankuesit ( numri më i madh i ankuesve janë taksistë), shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave për shërbime dhe blerje./Lajmi.net/