22 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, shtatë në gjendje të rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës janë kryer 19 operacione, teksa trajtim emergjent morën 176 persona.

Lajme

28/10/2020 08:15

24 pacientë të cilët morën trajtim emergjent, u shtrinë për trajtim të mëtutjeshëm, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu në këtë spital po vazhdojnë të trajtohen 22 pacientë të prekur me virusin COVID-19.

“1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë kësaj kohe në Spitalin e Pejës u kryen katër lindje, 1 foshnje e gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

“246 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,678 analiza.93 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 37 Rëntgen, 39 EHO dhe 17 CT-ja”, thuhet tutje në njoftim./Lajmi.net/