Istogu dhe Vëllaznimi, Ylli dhe Prizreni janë ndeshjet që mbyllin javën e 20-të në Supërligë
Java e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të mbyllet sonte me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar. Sfida e parë do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, mes Istogut dhe Vëllaznimit, nga ora 17:00,. Istogasit, që pozicionohen të fundit në tabelë me 20 pikë të grumbulluara, deri tash…
Sport
Java e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të mbyllet sonte me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.
Sfida e parë do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, mes Istogut dhe Vëllaznimit, nga ora 17:00,.
Istogasit, që pozicionohen të fundit në tabelë me 20 pikë të grumbulluara, deri tash kanë bilanc prej një fitoreje e 18 humbjeve, kurse gjakovarët numërojnë tetë fitore e 11 humbje.
Vëllaznimi është i pesti në tabelë me 27 pikë.
Takimi i fundit i kësaj xhiro do të zhvillohet në “13 Qershori”, mes Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit, nga ora 19:00.
Therandasit kanë 30 pikë dhe janë në vendin e katërt në tabelë, me bilanc prej 11 fitoreve e tetë humbjeve, kurse prizrenasit renditen tri pozita më poshtë, me pesë fitore e 14 humbje. /Lajmi.net/