21-vjeçarin e mbyt rryma në Vushtrri
Një 21-vjeçar ka vdekur rreth orës 16:30 në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Lajme
Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës për regjionin e Mitrovicës.
Ai thotë se 21-vjeçarin e ka mbytur rryma derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike
“Rreth orës 16 e 30 kemi marrë informata se në fshatin Maxhunaj një 21-vjeçar ka pësuar lëndime në vendin e punës. I riu më pas është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë pas rreth 30 minutave. Dyshimet janë se ai ka vdekur nga rryme”, ka thënë Zahiti.
Ai ka treguar se 21-vjeçari ishte punëtor i një kompanie private të internetit. /Lajmi.net/