21 foshnje kanë lindur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Pejës

21 foshnje kanë ardhur në jetë gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Përmes një postimi në Facebook, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se nga këto foshnje 12 ishin vajza dhe 9 djem. Spitali i Përgjithshëm i Pejës gjatë kësaj jave ka kryer edhe 3,038 vizita për pacientë tek mjekët…

Lajme

13/01/2025 12:41

21 foshnje kanë ardhur në jetë gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Përmes një postimi në Facebook, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se nga këto foshnje 12 ishin vajza dhe 9 djem.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës gjatë kësaj jave ka kryer edhe 3,038 vizita për pacientë tek mjekët specialistë, 228 pranime të reja, 180 pacientë të shtrirë mesatarisht çdo ditë, 2,134 Pacientë që kanë kryer gjithsej 21,658 analiza, 53 operacione të suksesshme, 201 seanca dialize, 584 Rëntgen, 247 Ultratinguj (Eho), 108 CT, 38 Rezonanca Magnetike, 7 Mamografi si dhe 196 shërbime fiziatrike.

“Stafi ynë punon pa ndalur për t’ju ofruar kujdes cilësor 24/7! Faleminderit që na besoni për shëndetin tuaj”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: