2016 Cadillac CTS-V me 640 kuaj-fuqi

Pas zbulimit të veturës së mëhershme ATS-V në shfaqjen e veturave në LA në nëntor, Cadillac pritet ta zbulojë bishën e radhës në shfaqjen e ardhshme të veturave në Detroit.

Auto & Tek

22/12/2014 17:03

Gjenerata e tretë CTS-V është më e mira që është bërë ndonjëherë, duke përmbajtur kështu të gjitha veçoritë nga modeli i tanishëm CTS dhe disa të reja të krijuara enkas për modelin e ri.

Po të shikosh nën kapakun e veturës do të gjesh një motor 6.2 litërsh super-të mbushur LT4 V8, i njëjti që ishte përdorur edhe në 2015 Chevrolet Corvette Z06. Për modelin CTS-V, ky motor do të arrijë të prodhojë 640 kuaj-fuqi dhe 630 çifte rrotulluese, transmeton Lajmi.net.

Kjo jo vetëm që do ta bëjë veturën ‘prodhimi më i fuqishëm i bërë ndonjëherë nga Cadillac’, por gjithashtu do të ketë përparësi ndaj veturës Corvette ZR1, gjithashtu edhe ndaj Ferrari 458 Italia, Lamborghini Huracan dhe Porsche 911 Turbo S.

Vozitja e veturës do të bëhet e mundur përmes një transmisioni automatik prej tetë shpejtësive, që e bënë veturën të arrijë 99kmh në vetëm 3 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 321 kmh, transmeton Lajmi.net.

CTS-V përmban një kapak prej fibrave të karbonit përpara, mbrojtëse të përparme më sportive, një ndarës të ri përpara dhe rrota 19 inç.

Në brendësi, Cadillac ofron ulëse të lëkurës Recaro me sistem të ndryshueshëm të nxehtësisë dhe sistem të përmirësuar të ventilimit.