20 rregullat për një trup të mrekullueshëm

Si të arrish dhe të mbash një trup të shëndetshëm dhe që duket bukur përmes fitnesit? Ja disa këshilla.

Lifestyle

06/01/2016 16:11

Mate ushqimin me peshore. Mos u mundo taa masësh me sy përveç nëse je në një udhëtim ose festë.

Gjithmonë mundohu t’a mundësh performancën e ditës së djeshme në ushtrime. Qëndrimi juaj duhet të jetë “gjithmonë bëj më shumë”.

Nëse jeni të bllokuar dhe pa qasje në fitnes, pa pesha, dhe keni pushuar më shumë se sa duhet, bëj ushtrime që të sfidojnë. Pse të mos e shfrytëzoni mundësinë për pjesët më të dobëta?

Mos vrit kokën për ca kalori më shumë, si pak vaj në perimet e tua. Përveç nëse keni vënë re që keni shtuar dhjamë dhe doni t’a hiqni.

Mbaj gjithçka nën kontroll. Ndjenjat, rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut, peshën, temperaturën, frymëmarrjen, etj.

Bëj dy lloje të përsëritjeve të ushtrimeve: një për fuqi (1-5 përsëritje), dhe tjetrën për kohën nën tension, që do të thotë pesha më të vogla por më shumë përsëritje.

Nëse keni vetëm 30 minuta për të bërë pesha ose kardio, bëni kardio.

Më shumë pushim mes setesh do të thotë më shumë fuqi.

Konsumoni pije që përmbajnë kafeinë vetëm para ushtrimeve.

Merrni më shumë kripë nga mustarda, supa, etj. Kripa nuk iu trash, thjesht iu bën të mbani më shumë ujë. Pa sodium ulet performanca, transmeton lajmi.net.

Bëj lëvizje të njëanshme, për shembull nëse keni një këmbë dominante fokusohuni te ajo këmbë.

Kur ndjen dhimbje diku ose diçka nuk ndjehet si duhet, kërkojë shkakun dhe zgjidhe.

Nëse do të qerasësh veten me ndonjë ushqim “të ndaluar”, sigurohu që i di pasojat potenciale dhe pyete veten se a ia vlen.

Gjithmonë jepi forcë vetes edhe nëse nuk ndiheni të fortë. Mos e prano mungesën e energjisë.

Kur je në ndonjë restaurant, merr menunë special ose zgjith opsionin më të mirë dhe kurrë mos bjer në mendimin “Lëre fare, do t’i sabotojë të gjitha përpjekjet e mia gjithsesi, kështu që pse të mos e ha të gjithën?”

Përdor kreatinën dhe mos u brengos për mbajtjen e vogël hipodermike të ujit. Ia vlen.

Mos ha 6 herë në ditë sepse disa njerëz thonë që duhesh. Ha 3 ushqime të mëdha në ditë.

Jepi kohë trupit të ndryshojë.

Kurrë mos i numëro kaloritë që djeg.

Gjithmonë mbaj një ditar të ushqimit dhe një ditar të ushtrimit./lajmi.net