2 orë nga takimi mes liderëve të partive politike – A pritet të sjell rezultat të dielën?
Tash e dy orë ka filluar takimi mes liderëve të partive politike në Kosovë. Në këtë takim të thirrur nga kreu i LVV-së dhe kryyeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti kanë marrë pjesë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kreu i Nisma-s Fatmir Limaj dhe…

Lajme
Tash e dy orë ka filluar takimi mes liderëve të partive politike në Kosovë.
Në këtë takim të thirrur nga kreu i LVV-së dhe kryyeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti kanë marrë pjesë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kreu i Nisma-s Fatmir Limaj dhe liderët e partive tjera politike.
Ky takim është thirrur nga Kurti pas aktvendimit nga Gjykata Kushtetuese që u mor të enjtën e që u tha deputetëve se brenda 30 ditësh do të duhet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.
Para takimit, vetëm kreu i LVV-së Albin Kurti është deklaruar shkurtë para mediave i cili ka thënë se duhet të shohim kush do të marrë pjesë në takim.
“Tash po shkojmë në mbledhje, së pari ta shohim se kush po vjen, si po ecën e mandej shpresoj se do të kemi se çfarë të them”, ka thënë Kurti.