Zyrtare: Marcos Alonso rinovon me Barcelonën

Barcelona dhe lojtari Marcos Alonso kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor 2024. Klauzola e largimit është 50 milionë euro. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një njoftimi, përcjell lajmi.net. Ceremonia e rinovimit të mbrojtësit të Barçës u zhvillua këtë të premte në zyrat e…

Sport

27/01/2023 16:33

Barcelona dhe lojtari Marcos Alonso kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor 2024. Klauzola e largimit është 50 milionë euro.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një njoftimi, përcjell lajmi.net.

Ceremonia e rinovimit të mbrojtësit të Barçës u zhvillua këtë të premte në zyrat e ‘Spotify Camp Nou’ me prezencën e presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit të parë, Rafa Yuste, zëvendëspresidentit të Zonës Ekonomike, Eduard Romeu, drejtorit të Futbollit, Mateu Alemany dhe drejtori sportiv Jordi Cruyff.

I transferuar më 2 shtator në Barcelonë, Marcos Alonso bëri debutimin e tij si lojtar i ‘Blaugrana’ tetë ditë më vonë. E bëri në La Ligë në fushën e Cadiz (0-4). Me numrin 17 në fanellën e tij, mbrojtësi me këmbën e majtë hyri në lojë në minutën e 78′.

Spanjolli shënoi edhe golin e parë me ekipin e Barcelonës. Ishte në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen (2-4).

Në 19 paraqitje sa ka zhvilluar gjithsej me ekipin e tij ka shënuar dy gola deri më tani./Lajmi.net/