Zyrapi konfirmon se Shtabi i Përgjithshëm i UCK-së nuk kishte plan dhe politikë përndjekje apo abuzimi me të drejtat e njeriut

Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi e ka vazhduar edhe sot dëshminë e tij në Hagë, ku paradite është marrë në pyetje nga prokuroria e më pas ka filluar pyetjet Luka Misetiç, avokat mbrojtës i Ish Presidentit, Hashim Thaci. Në pyetjet e avokatit Misetiç, Zyrapi, si një figurë…

Lajme

03/07/2024 20:56

Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi e ka vazhduar edhe sot dëshminë e tij në Hagë, ku paradite është marrë në pyetje nga prokuroria e më pas ka filluar pyetjet Luka Misetiç, avokat mbrojtës i Ish Presidentit, Hashim Thaci.

Në pyetjet e avokatit Misetiç, Zyrapi, si një figurë e njohur dhe me ndikim në luftë konfirmoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje brenda Shtabit për një politikë që do të përndjekte bashkëpunëtorët apo shkeljen e të drejtave të njeriut, raporton lajmi.net.

Zyrapi madje konfirmoi se në verën e vitit 1998, ajo çfarë ka parë ai ishte se UCKL-ja nuk ishte një organizatë e centralizuar por ishte e paorganizuar. Ai pohoi poashtu se po në verën e 98 Shtabi kishte probleme për t’u mbledhur dhe vepruar në mënyrë të unifikuar.

Zyrapi duket se do të ketë një dëshmi të gjatë në Hagë, pasi veç prokuroria ka marrë kohë dy ditë për pyetjet, ndërkaq në radhë kanë mbetur mbrojtja e Thacit, ajo e Veselit, e Selimit dhe Krasniqit dhe më pas edhe paneli i gjyqtarëve. /Lajmi.net/