ZRrE reagon ndaj deklaratës së deputetëve të LDK-së: Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e jona, Qeveria nuk mund t’i anuloj ato
Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka reaguar pas deklaratave që deputetët e LDK-së kanë dhënë pas takimit të fundit që kanë pasur ata mes vete. Sipas ZRrE-së, deklarata e deputetëve të LDK-së se “vetëm qeveria mund ta shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës” janë të pasakta dhe nuk qëndrojnë në përputhje me kornizën ligjore që…

Lajme
Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka reaguar pas deklaratave që deputetët e LDK-së kanë dhënë pas takimit të fundit që kanë pasur ata mes vete.
Sipas ZRrE-së, deklarata e deputetëve të LDK-së se “vetëm qeveria mund ta shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës” janë të pasakta dhe nuk qëndrojnë në përputhje me kornizën ligjore që rregullon sektorin e energjisë.
“Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e ZRrE-së, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka mandat ligjor për të anuluar apo shtyrë vendimet e ZRrE. Qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave vetëm përmes mekanizmit të subvencionimit direkt te konsumatoret, por kjo nuk përbën vendimmarrje rregullative.”, ka shkruar ZRrE.
Ata kanë thënë se vendimet e ZRrE, nuk mund të rishikohen apo kontestohen nga asnjë institucion publik, përveç shqyrtimit gjyqësor në gjykatën kompetente të Kosovës, sipas Ligjit për Konfliktet Administrative.
“Sa i përket tregut të hapur të energjisë, ZRrE sqaron se kalimi i konsumatorëve komercialë në tregun e lirë është proces që buron nga obligimet për liberalizim të tregut sipas direktivave evropiane, të cilat janë të inkorporuara në legjislacionin primar, e që datojnë që nga vitit 2016, meqë rast 5 konsumatorë tashmë furnizohen në treg të energjisë elektrike. Deri tani ky aktivitet është shtyer për shkak të pasojave të pandemisë dhe të krizës energjetike, të cilat krijuan pasiguri në furnizim me energji elektrike dhe stabilitet të tregut të energjisë. Megjithatë, tani janë plotësuar kushtet e nevojshme për t’u mundësuar konsumatorëve që përmbushin kriteret të kalojnë në treg të hapur dhe të përfitojnë nga mundësitë e konkurrencës”, thuhet mes tjerash.
Si thot ZRrE, ata do të monitorojnë çdo hap të këtij procesi, për të siguruar mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe për të garantuar që të gjitha palët e përfshira të respektojnë normat dhe standardet ligjore në fuqi.
Komunikata e plotë: