Zhduket punëtori nga Pakistani në Graqanicë, pronari i biznesit e raporton në polici
Pronari i një biznesi në Graqanicë ka raportuar në polici se punëtori i tij nga Pakistani është zhdukur. Pronari i biznesit thotë se ai është larguar nga vendi ku banonte dhe nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tij (gjërat personale dhe pasaporta e tij i kishte lënë aty ku banonte). “Llapnasellë, Graqanicë 24.07.2024 – NN.…
Lajme
Pronari i një biznesi në Graqanicë ka raportuar në polici se punëtori i tij nga Pakistani është zhdukur.
Pronari i biznesit thotë se ai është larguar nga vendi ku banonte dhe nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tij (gjërat personale dhe pasaporta e tij i kishte lënë aty ku banonte).
“Llapnasellë, Graqanicë 24.07.2024 – NN. Me 26.07.2024 një mashkull kosovar, ka raportuar se punëtori i tij mashkull pakistanez, është larguar nga vendi ku banonte dhe nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tij (gjërat personale dhe pasaporta e tij i kishte lënë aty ku banonte). Rasti është duke u hetuar.” /Lajmi.net/