“Zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri, ose kryeparlamentarin” – Çka i ofroi Kurti – LDK’së në “këmbim” të Presidentit?
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dal nga takimi me të parin e Qeverisë në Kosovë, Albin Kurtin, Ky takim është realizuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Presidentit, e cila nuk u gjet dot. “Këtë zgjidhje nuk kemi arritur të gjejmë, nga ky moment i konsiderojmë bisedimet e mbyllura pa zgjidhje për…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dal nga takimi me të parin e Qeverisë në Kosovë, Albin Kurtin,
Ky takim është realizuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Presidentit, e cila nuk u gjet dot.
“Këtë zgjidhje nuk kemi arritur të gjejmë, nga ky moment i konsiderojmë bisedimet e mbyllura pa zgjidhje për çështjen e Presidentit.l Duhet të jem falënderues për përpjekjen, por edhe transparent me popullin për rrjedhën e këtyre bisedimeve”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka treguar se çka i ka ofruar Kurti LDK-së për t’i marrë votat për President.
“Ne kemi pas dy propozime deri më tani, i pari ka qenë rreth pjesëmarrjes në Qeveri ku LDK-së i jepet pozita e zëvendëskryeministrit dhe 4 ministri dhe propozimi i dytë ka qenë për pozitën e kryeparlamentarit, por në të dyja rastet ka pasur insistim për të mbajtur pozitën e PResidentit te VV-së. Ky propozim natyrisht që është i papranueshëm për LDK-në. Meqenëse insistimi i VV-së dhe Kurtit që të mbaj edhe pozitën e Presidentit dhe me këtë t’i ketë trija pozicionet, LDK nuk do të vazhdoj më tutje. Nuk duam t’i marrim më kohë asnjë pale tjetër as popullit të Koosovës, 53 ditë kemi bërë përpjekje dhe 7 ditë LDK efektivisht jashtë procesit diskutues për çështjen e Presidentit”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se do të thërrasin kryesinë për të biseduar, nëse partitë tjera nuk gjejnë kompromis do të bëhen gati për zgjedhje.
“Do të thërrasim kryesinë nëse partitë tjera gjejnë kompromis, nëse jo do të bëhemi gati për skenarin më të keq më të pakuptueshëm për zgjedhjet e reja dhe të jashtëzakonshme”, ka thënë Abdixhiku. /Lajmi.net/